Protesta e 12 nëntorit, rrëzimi i Ramës, apo një xhiro në Bulevard? Berisha: Do të jetë një…

Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot se protesta e 12 nëntorit nuk do të jetë një xhiro në Bulevard.

I pyetur nëse tubimi i javës së ardhshëm do të çojë në rrëzimin e kryeministrit Rama, apo vetëm një kafe përballë kryeministrisë, kreu i PD-së, tha se, mitingu do të jetë një përballje e fortë  me regjimin.

“Nuk është një xhiro, është një demonstrim i fuqishëm i forcës së qytetarëve. është një inaugurim i përballjes me këtë regjim, një refuzim i plotë i monizmit të Edi Ramës”, u shpreh Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *