Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë për shtyp ka theksuar edhe një herë se protesta e datës 3 mars, është kundër qeverisë. Ai u shpreh se është një moment rëndësishëm i revolucionit i cili nuk ka më të ndalur, ndërsa shtoi se Edi Rama do të ketë fatin e Charles McGonigal.
“Ramës i cili do ketë fatin e McGonigal. Asgjë nuk do ta shpëtojë para ndëshkimit ligjor. Protesta është anti-Rama, kam deklaruar dhe deklaroj përsëri, protesta është kundër Ramës, kundër vjedhjeve të tmerrshme që u bën shqiptarëve, kundër përzënieve që u bën, kundër përpjekjeve për të shkatërruar opozitën. Kjo është protesta.
Është një moment tjetër i rëndësishëm i revolucionit i cili nuk ka më të ndalur. Dështuan në çdo përpjekje për ta vendosur në kontrollin e Ramës. Përpjekje unike në histori. Prapë vështirësi ka, por aty ku u nis dhe ku ka arritur kjo betejë, asgjë këtë revolucion.