Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se nuk do të ketë paqe për kryeministrin Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij në një komunikim për mediat, Berisha tha se nuk do ketë stabilitet derisa shqiptarët të votojnë të lirë. Më tej ai ka sjellë në vëmendje zgjedhjet e 25 prillit ku shtoi se patronazhistët merrnin të dhënat e qytetarëve.
Sakaq, kreu i PD ka hedhur akuza edhe ndaj guvernatores Mathew Palmer ku tha se ajo mezi priste të bashkëpunonte me kryeministrin Edi Rama.
“Protesta e 3 marsit. Nuk ka dhe nuk mund të ketë paqe për Edi Ramën. S’ka dhe s’mund të ketë stabilitet me Edi Ramën. Ata të cilët na sugjerojnë ne apo shprehen se po lëkundet stabiliteti, u themi haptas se nuk do ketë stabilitet derisa shqiptarët të votojnë të lirë. Në kulmin e zgjedhjeve më të këqija në histori. Ju kujtohen zgjedhjet e 25 prillit, patronazhistët që merrnin të dhënat tuaja. Armata e bandave në të gjithë vendin. Buxheti i tërë i shtetit, shteti elektoral u vërsulën mbi popullin opozitar. Çdo gjë ishin, por zgjedhje jo. Do mbahen mend në histori se si guvernatorja shkoi natën e zgjedhjeve për të uruar zgjedhjen. Mathew Palmer shkoi të nesërmen dhe tha se mezi pret të bashkëpunojë me Edi Ramën. Nuk e kemi shesh me lule këtë betejë, por e kemi betejë fisnike, për të ardhmen tonë. Ne jemi të pathyeshëm në këtë betejë”, deklaroi Berisha.