Protesta e 6 dhjetorit/ Balla: Berisha thirri njerëzit e tij që të turpërojnë Shqipërinë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pasi Partia Demokratike vendosi që të mbajë protestën kombëtare në 6 dhjetor. Balla shkruan në Facebook, se më këtë akt, kryedemokrati Sali Berisha theu çdo normë, kanun e kode shqiptari.

Sipas Ballës, Berisha e ka thirrur protestën kundër Samitit BE-Ballkani Perëndimor, dhe i “ka thirrur njerëzit e tij që të turpërojnë Shqipërinë.”

Postimi i Ballës:

“TURPI I SHQIPËRISË KA EMËR!
Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut. Këtë rregull kurrë nuk e ka shkel kush në Shqipëri. Ne kemi shkruar historinë tonë me kodin tonë të mikpritjes.
Por tradhëtari dhe turpi i çdo vlere shqiptare Sali Berisha do të presë në besë shqiptarët më datë 6 Dhjetor 2022, duke thyer çdo normë, me kanun e kode shqiptari. Nuk e ka herën e parë që e bën.
Sali Berisha thërret protestë kundër Samitit BE-Ballkani Perëndimor, thërret njerëzit e tij të turpërojnë Shqipërinë.
Sali Berisha thërret protestë në ditën e dasmës më të bukur të ribashkimit me Europën.
A ka ndokush më pikëpyetje për kë punon Sali Berisha?
O vëllezër e motra ky tradhëtar ka thirrë protestë kundër Bashkimit Europian. Ky tradhtar po i shërben lojës së Vladimir Putinit kundër Bashkimit Europian.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *