Një sipërmarrës i është bashkuar sot Foltores së PD duke bërë thirrje për pjesmarrje në protestën e 7 korrikut.
Nazif Tivari, pronar i një punishteje bulmeti tha se ka marrë disa dekorata, të cilat i ka ekspozuar në vitrinën e biznesit dhe poshtë tyre një gjobë 2.5 mln lekë të reja nga Tatimet.
“Jam Nazif Tivari, 71 vjeç nga Durrësi. Te hyrja e biznesit tim në Durrës, një punishte bulmeti, kam vënë dekoratat e mia. “Nderi i qytetit” nga Shoqata “Durrësi autokton” dhe “Mjeshtër i madh nga Presidenti i Republikës. Poshtë tyre kam vënë një gobë prej 25 milion lekësh nga Tatimet. Gjoba duhet të ketë shkuar në 40 milion tani. Është një gjobë që nuk e paguaj dot. Nuk paguaj dot as rrogat e 10 punëtorëve të mi, të cilëve jua jap rrogat me një muaj vonesë. Unë do të vij në protestën e 7 korrikut. Kur një biznes është në rrezik, Shqipëria është në rrezik”, tha ai.