Kryedemokrati Lulzim Basha dhe sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, do të paraqiten ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës për të dhënë dëshminë e tyre në lidhje me protestën dhe përplasjet e 8 janarit 2022.
Bardhi tha se kishin pasur informacion të besueshëm që selia do të përfshihej nga flakët më 8 janar.
“Ka pasur një informacion nga ana jonë që godina mund të përfshihej nga flakët. Ka pasur një informacion të besueshëm që mund të kishte flakë apo zjarrvënie. Për shkak të informacioneve që kishim, që mund të kishte zjarr, kishim më shumë pajisje” tha Bardhi në një emision televiziv.
Ditën e djeshme dëshmoi ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti demokrat Flamur Noka.
Pas 2 orësh brenda në Prokurori, teksa fliste për mediat Berisha njoftoi fillimin e turit të takimeve në rrethe. Takimi i parë do të jetë me demokratët në Shkodër këtë të dielë.
/Priza.al/