Aktivistja mjedisore 20-vjeçare Greta Thunberg është arrestuar nga policia gjatë një proteste në Gjermani. Ajo, së bashki me disa akitivistë të tjerë po protestonin kundër prishjes së fshatit Luetzerath, për t’i hapur rrugë zgjerimit të një miniere qymyri.
Fshati i vogël, i cili është në pronësi të firmës së shërbimeve RWE dhe është braktisur, është bërë vija e parë për debatin e Gjermanisë për klimën.
Qeveria gjermane ka dhënë dritën jeshile që fshati të prishet për të lejuar zgjerimin e minierës së qymyrit Garzweiler aty pranë. Ministrat argumentojnë se miniera do të sigurojë energjinë e nevojshme për Gjermaninë në afat të shkurtër.
Aktivistët mjedisorë kërkojnë që Gjermania të ndërmarrë veprime të menjëhershme për lëndët djegëse fosile dhe kundërshtojnë zgjerimin e minierës së qymyrit.