Ka nisur protesta e organizuar nga Sali Berisha pranë selisë së Partisë Demokratike ku protestuesit kanë përdorur dhunë për të depërtuar në ambjentet e brendshme të selisë.
Protestuesit kanë arritur të thyejnë derën dhe xhamat duke bërë të mundur hapjen e Selisë.
“O Sali, o hero, ty Shqipëria të do!” dëgjohet teksa bërtasin në kor protestuesit. Kujtojmë se protesta u thirr nga Berisha dhe nga grupi i Rithemelimit të PD-së, ndërsa ishte parashikuar që të niste në orën 12:00.
/Priza.al/