Protesta e Berishës/ Basha mbron sulmin e Salianjit dhe mohon gazin lotsjellës të hedhur nga brenda selisë

Në një komunikim me gazetarët, kreu i PD Lulzim Basha tha se selia e PD u sulmua nga kriminelë që u përdorën nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Gjithashtu ai theksoi se të gjithë ata persona që dhunuan do të përgjigjen para drejtësisë.

‘Na pret një sezon bashkëbisedimi. Do të jemi përballë dhunës së Berishës në aleancë me Ramën deri në shkatërrimin e saj’, ka thënë Basha. Nga Partia Demokratike nuk ka pasur gaz lotsjellës. Sot u zbulua plani kriminal Berisha-Rama, që vonoi ndërhyrjen e  policisë dhe tjetri që tha se nga PD u hodh gaz lotsjellës’, tha Basha.

Më tej ai shtoi se sulmin në PD e kryen kriminelët dhe njerëzit e paligjshëm.

Persona me shkopinj që dhunuan demokratët?

‘Planet dërgojani institucioneve. Njerëzit që iu sulën godinës nuk kanë të bëjnë me demokratët. Për kriminelët dhe ushtarët e krimit që u përdorën nga Berisha do të përgjigjen para drejtësisë. S’kam parë persona me shkopinj në duar’, tha kryedemokrati.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *