Protesta e dhunshme e 8 janarit/ Berisha dhe Noka sot në Prokurori

Ish-kryeministri Sali Berisha duhet të paraqitet ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës, pasi është thirrur për t’u marrë në pyetje lidhur me rolin e tij në 8 janar dhe organizimin e protestës së dhunshme që përfundoi me shkatërrimin e selisë blu, ”Kështjellës’ së demokratëve.

Berisha është thirrur për t’u paraqitur sot në orën 11:00, ndërsa po sot, në orën 12:00 është thirrur për të dëshmuar Flamur Noka.

Ndërkohë nesër “radha” është e kryedemokratit Lulzim Bashës dhe e numrit 2 të demokratëve, Gazment Bardhi, më konkretisht në orën 11:00 dhe 12:00.

Por, çfarë ndodhi me 8 janar?

Më 8 Janar në selinë e PD, ndodhi një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje mes mbështetësve të Berishës me ata të Bashës që ishin brenda godinës. Megjithatë protestuesit u larguan me mbërritjen e rreshtimin e Policisë së Shtetit në oborrin e PD-së, ku edhe nisën menjëherë veprimet për hetim. Për disa orë, selia e PD ishte e mbushur me efektivë policie dhe hetues, ndërkohë që Basha akuzoi ish-kryeministrin Berisha për të gjitha sulmet dhe trazirat e shkaktuara. 34 persona u vunë në pranga, 18 të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë për ngjarjet e ndodhura në Selinë e Partisë Demokratike, por sot edhe të arrestuarit janë liruar nga Gjykata.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *