Protesta e filluar nga petagogët e Fakultetit të Shkencave për rritjen e rrogave me 30% vazhdon akoma edhe gjatë ditës së sotme ku petagogët lajmërojnë se nëse kërkesa e tyre nuk merr vëmendjen e duhur pra nuk merret parasyshë ata do të ndërpresin procesin e mësimdhënies.
Petagogët janë shumë të qartë në kërkesen e tyre ata kërkojnë që minimumi që qeveria t’i përfshijë në paketën e ndihmës për të përballuar çmimet e rritura si pasojë e krizës. Ato kanë listuar edhe një sërë kërkesash të tjera, që i cilësojnë si normale, duke thënë se nuk ka më vend që të negociojnë me qeverinë, pasi kanë pritur prej vitesh dhe nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Ata kanë kërkuar rritje page me 30 për qind.
“Kërkojnë rritje pagash, propozojnë që të arrihet niveli i pagave të universiteteve brenda 2 viteve njësoj si Kosova, në tetor të rritet 30%, ndërsa të rritet sërish në tetorin e ardhshëm 20%. Rritje financimi për kërkimin shkencor” këto janë disa nga kërkesat e petagogëve duke i lënë qeverisë edhe një afat deri më 5 tetor dhe në të kundërtën do të vijojnë protestat dhe bojkotojnë mësimin.
Gjatë protestes edhe disa petagogë mbajtën fjalën e tyre duke u shprehur se rrogat e tyr ju duken disi të pa drejta dhe se kjo gjhendje po i shtyn ata ta braktisin vendin e tyre pasi rrogat dhe kushtet e punës nuk po i lën ata të jetojnë në vendin e tyre.
“Samari është më i shtrenjtë se kali, ne i nxjerrim studentët, dhe ata marrin më shumë se ne, hallall i qoftë, do e ndërpresim procesin mësimor deri sa të na rrisin pagat. Na lini të punojmë dhe të jetojmë në Shqipëri”, tha një pedagog.
Gjithashtu si ppjesë e protestës ka folur edhe kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve Aleksandër Kovaçi duke u shprehu se vëmendja nga qeveria për petagogët ka qën e dobët.
“Vëmendja ndaj universiteteve ka qenë minore nga qeveritë në përgjithësi, nuk janë parë si një aset ku varet zhvillimi i vendit, por të një rutine të përditshme, nuk mund të trajtohet me anë financiare, është baza e zhvillimit të vendit, që në 2004 nuk ka pasur një rritje të ndjeshme, prandaj ne kemi një peticion që i kemi dërguar kryeministri”
Ai ka folu shumë qartë dhe me shifra ku shprehet se:
“Paga e një asistenti është 600 mijë lekë të vjetra. Një doktor 69000, profersor i asocuar 800-840 max, e një profesori 960-980. Ne kemi kërkuar që t’i afrohemi trajtimit të Kosovës, që e kanë 50% më shumë se ne, Mali i Zi i ka mbi 2000 euro”