Protesta e fermerëve/ Bllokohen rrugët në orën 10:00, kërkesat e tyre për qeverinë

Fermerët pritet të zhvillojnë një protestë kundër rritjes së çmimeve. Përfaqësuesi i fermerëve doli një ditë më parë u shpreh se fermerët janë drejt falimentimit për shkak të çmimeve të larta.

400 fermerë pritet të bllokojnë akset rurgore për rritjen e çmimit të drithërave për blegtorinë, për mos-mbështetjen nga ana e qeverisë. Protesta do të nisë në orën 10:00 dhe do të bëhet në çdo fshat që ka fermerë në qytetet e Lushnjës, Fierit, Divjakës dhe Beratit.

Fermerët kërkojnë nga qeveria dëmshpërblim për farën e domates, të cilën kanë blerë dhe ka rezultuar me defekt si dhe mbështetje për të gjithë fermerët, njësoj siç mbështeten nga vendet e rajonit. Ata gjithashtu kërkojnë uljen e çmimeve të farave dhe plehrave, pasi me këto çmime që kanë, ata po shkojnë drejt falimentimit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *