Protesta e kafshëdashësve, dhimbje legjitime, abuzim politik dhe mashtrime mediatike

Nga: Elio Laze

Prej momentit të parë që punonjësit e AMK shkuan për të marrë dy qenushë diku në Kashar, ishim në kontakt me animalistë. Menjëherë me miq dhe të njohur u interesova se çfarë ndodhi që ato qenushë po hiqeshin prej zonës ku kanë vite që jetojnë pa shqetësuar askënd.

Përgjigjja që mora ishte tronditëse: Ankesë e protokolluar nga disa banorë, që të nxitur nga besimi fetar deklaruan që qenushët i shikonin gratë gjatë kohës që bënin dush.

Absurde, por e vërtetë.

Dhe një ankesë që protokollohet, duhet me patjetër të ndiqet dhe shqetësimi të zgjidhet.

Kështu pas nje tufe me ankesa, mesazhe, telefonata etj, ekipi i AMK vendosi të veprojë.

Duke shkaktuar kështu zemërimin e ne, animalistëve.

Më pas u njoftua një protestë.

Padiskutim që doja të isha prezent, por u tërhoqa pasi kur mora vesh që do kishte dhe perfaqësues politik. Ëoë. Njerëz që nuk kanë pikën e ndjeshmërise ndaj dykëmbëshave, po dalin dhe po ngrenë zërin për padrejtësi ndaj katër putroshëve.

Prosta pati impakt, aq sa u detyruan disa media të fabrikojnë lajme sikur qentë endacakë po bëjnë kërdinë.

Mashtrim! Mashtrim dhe vetëm mashtrim!

Në çdo aspekt që ta shohësh situatën, katërputroshet janë shumë herë më pak të dëmshëm se dykëmbeshat e çmendur që enden nëpër qytet.

Kjo situatë duhet dhe do të marrë zgjidhje.

Por zgjidhja nuk do të vijë as nga pseudo kafshëdashesit partiak, të cilët për një grusht vota kanë për borxh edhe te ecin këmbadoraz si kafshë, dhe as nga mediat që mashtrojnë në menyrë të pacipë për gjoja rrezikun nga katërputroshet.

Zgjidhja do vijë nga detyrimi ligjor i institucioneve dhe nga dashuria e pakufi e kafshëdashësve.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *