Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me protestat që po zhvillohet nga maturantët në lidhje me testin e matematikës.
Kushi ka ofruar mbështetjen e saj ndaj maturantëve, duke thënë se po vlerësohen edhe një herë pyetjet e testit nga grupet e ekspertëve.
Postimi i plotë:
“Të dashur maturantë,
Siç ju kemi premtuar, ne do të jemi gjithmonë në mbështetjen tuaj. Në këto momente, jemi duke vlerësuar edhe një herë me grupet e ekspertëve nivelin e vështirësisë së çdo pyetjeje në testin e matematikës.
Dhe në rast se na rezulton që ai e tejkalon nivelin e parashikuar, të cilin e kushtëzon mënyra e zhvillimit të mësimit gjatë këtij viti shkollor, pa dyshim që ne do ta rishikojmë shpërndarjen e pikëve në test dhe mënyrën e vlerësimit.
Ju uroj shumë suksese për provimin e radhës!”