Protesta e nesërme/ PD shpërndan mesazhet e të rinjve: Emigrimi nuk është zgjidhje

Opozita ditën e nesërme do të mbajë një protestë kundër rritjes së çmimeve në orën 19:00. PD ka shpërndarë mesazhin e dy të rinjve, ku iu bëhet thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar.

I pari i cili do të japë mesazhin e tij, është Daniel Nikolla, profesionist në Britaninë e Madhe.

“Që prej vitit 2013 në Shqipëri janë shtuar fasadat dhe janë larguar masivisht të rinj dhe është dëmtuar arsimi, Janë pasuruar familjarët dhe miq të qeverisë , por jo pjesa tjetër e qytetarëve. Si një i ri në emigrim ju them që emigrimi nuk është e vetmja zgjidhje. Në datën 7 korrik në orën 19:00 i ju ftoj të gjithë t’i bashkoheni protestës së PS-së.”, shprehet ai.

Protesta me 7 korrik, PD publikon thirrjen e të rinjve në emigrim: Të bëhemi bashkë që të dridhet besimi i verbër i pushtetarëve  se qëndrojnë mbi ligjin

“Qytetarë shqiptarë kudo që jeni nuk na jepet shpesh rasti që të ndikojmë në fatin politik të vendit ndaj është thelbësore që kur na jepet mundësia ta kapim dhe të bëjmë maksimum që të dridhet deri në themel besimi i verbër i pushtetarëve se ata qëndrojnë mbi ligjin”, thotë Andi Mustafaj nga Franca.

“I gjithë kombi shqiptar është në rrezik. Ballkani i hapur kërcënon ekonominë, marrëdhëniet dypalëshe me Kosovën. le ti themi jo kësaj politike të gabuar të qeverisjes Rama më 7 korrik të gjithë bashkë”, thotë Melisa Braci nga Italia.

“Historia ka njohur dy popuj, popullin dele dhe popullin ujk. Populli dele nuk organizohet, ndërsa populli ujk të shqyen për të drejtat e veta. Ka ardhur koha për t’u bërë popull ujk dhe protestat të mos i japim me koncension si qoka e radhës. Ndaj më datë 7 korrik në orën 19:00 të gjithë bashkë kundër problemit më të madh të këtij vendi, përballë Kryeministrisë”, është shprehur gazetari Aulon Kalaja.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *