Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e nxenësve të ‘Mehemet Akif’, të cilët po marshojnë drejt kryeministrisë.
Me anë të një postimi në Twitter, Rama thotë se nxënësit të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës pa marrë leje dhe u zhvendosën në një godinë tjetër. Më tej ai thekson se Ministria e Arsimit ka zbatuar ligjin njësoj sin ë rastet të tjera.
“Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht! Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera”, shkruan Rama.