Deuteti i PD, Enkelejd Alibeaj nuk ka pranuar të komentojë protestën që Opozita do të zhvillojë sot para Kuvendit.
I pyetur nga gazetarët teksa ecte për tu futur në Kuvend në lidhje me tubimin e Opozitës, Alibeaj është përgjigjur me tone të ashpra. Toni që ai përdor në të folur është gjithashtu shumë i lartë.
Pjesë nga biseda:
Enkelejd Alibeaj: Edhe çfarë? çfarë?
Për protestën sot? Nuk do të merrni pjesë?
Enkelejd Alibeaj: Çfarë?
Opozita ka paralajmëruar një protestë për ditën e sotme, e cila do të mbahet përpara Kuvendit, ndërkohë që brenda në godinë do të zhvillohet seanca e radhës. Protesta bashkë me seancën plenare do të nisin në orën 10.00 të mëngjesit, por ende nuk dihet sesa do të zgjasë.