Protesta e opozitës, Alimehmeti: Shqiptarët vendosën të qendrojnë, të korruptuarit do t’i largojmë

Mjeku Ilir Alimehmeti ka marrë fjalën në protestën e opozitës këtë të shtunë më 11 shkurt, përpara kryeministrisë.

Gjatë fjalës së tij, Alimehemeti ka deklaruar se qytetarët shqiptarë kanë vendosur të përballen me qeverinë dhe të mos largohen nga vendi, duke luftuar për të drejtat e tyre.

“Rama ik. Miq, jemi shumë, shifni rreth e rrotull sa shumë jemi, janë shumë më shumë ata që na ndjekin nga larg, ata që i kanë sytë te ne e po i varin shpresat te ne sot e në të ardhmen. Nuk ka vend më të ftohtë se konaku bosh, shtëpia bosh kur na ikin njerëzit tanë. Çfarë i mbetet prindit po i iku fëmija, Shqiërisë po i ikën rinia? Jemi vënë përballë një kanceri, korruprisoni, hemoragjie nga shpopullimi, një humbjeje, pagjumësia nga sistemi i gjyqësisë.

Kemi dy mundësi, të qendrojmë të përballemi mbështetur mbi rrënjët e forta, apo të largohemi si gjethe të shpërndame nga stuhia. Jo, kemi vendosur të qendrojmë, përballemi, të largojmë ata, që janë shkaktarët e gjithë këtyre sëmundjeve, ta marrim fatin në dorë vetë, do i luftojmë këto viruse në çdo zyrë, institucion, rrugë e shesh, kudo ku të jenë. Ata nuk ikin vetë, vetëm po t’i heqim vetë. Ne jemi sistemi imunitar i Shqipërisë.
Tani do vijë fitorja për Tiranën dhe për Shqipërinë”, tha Alimehemeti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *