Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, ka këshilluar qytetarët amerikanë që janë në vendin tonë , të rrinë larg rrugëve ku do të mbahet protesta e lajmëruar nga opozita.
Qytetarët amerikanë u këshilluan të informohen për zhvillimet në lidhje me tubimin dhe të mos qarkullojnë pranë rrugëve përreth Kryeministrisë dhe në Bulevardin Dëshmorët e Kombit ku pritet të mbahet protesta.
Njoftimi i plotë:
Vendndodhja: Bulevardi Dëshmorët e Kombit – përballë Kryeministrisë.
Data/Ora: E shtunë, 12 nëntor, duke filluar nga ora 16:00
Ngjarja:
Një protestë është planifikuar të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve.
Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.