Mbrëmjen e djeshme u zhvillua protesta e opozitës për mosbindje civile.
Në protestë u hodhën molotov drejt efektivëve të policisë që mbronin institucionet nga protestuesit.
Ditën e sotme policia e Tiranës ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim 9 persona të tjerë, mes tyre edhe ish komandati i FNSH në Shkodër, Hivzi Bushati.
Gjithashtu po procedohen edhe tre të mitur të cilët morën pjesë në akte të kundraligjshme.