Protesta e opozitës, Budina: Mbeti mister charteri 22 mln euro… edhe jahti 2 miliard…

Regjisori Edmond Budina ditën e sotme përpara kryeministrisë  i bëri thirrje Partisë Demokratike që të mos e ndalojë protestën për rrëzimin e qeverisë

Edmond Budina: Vëllezër ne nuk jemi këtu thjesht për keqqeverisjen e këtij pushteti, por ne jemi për të treguar forcën tonë kundër mafies në pushtet, e cila e ka uzurpuar pushtetin dhe në kupolë të së cilës është mister charteri 22 mln euro. Është mister jahti 2 mld, është mister inceneratori 400 mln. Prandaj ne jemi këtu që ta ndalojmë këtë mafie në pushtet. Ai disa ditë më parë na tha se ne jemi të pa fe, pa atdhe dhe pa flamur. Ne nuk jemi si ai, sepse ai atdhe ka paranë, ai fe ka drogën, ai flamur ka shitjen e interesave të atdheut dhe ne jemi kundër të gjitha këtyre.

Mos mendojë asnjëri se prijësit tanë do të na zbresin nga qielli. Ne duhet të luftojmë të gjithë bashkë, që të themi se luftën tonë do ta vazhdojmë deri në fund. Ata që thonë se një udhëheqës duhet të zbresë nga qielli i shërbejnë Ramës.

Ne jemi këtu për ti thënë jo shpopullimit, jo varfërisë, jo shthurjes së këtij vendi, jo drogës. Ne jemi për ti thënë jo mafies deri në fund. Unë personalisht ju ftoj që protestat tona të mos ndalin, të mos shkulemi që këtu pa e shkulur mafien. Ne të luftojmë dhe të kemi një mosbindje civile.

Deklarimi vjen paralelisht me protestën që po zhvillohet përpara kryeministrisë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *