Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, Jola Hysaj u shpreh se “Shqipëria nuk shitet, nuk blihet dhe as nuk merret peng”. Gjatë fjalës së saj në podiumin e protestës, ajo tha se vendi ka një klimë pasigurie.
“Prej nesh përfunduan me plumba para tri ditësh, të gjitha u ndjemë të rrezikuara. U shpreh ngushëllimet familjarëve të tri grave që u vranë mizorisht. Klimën e pasigurisë e terrorit në vendit e mbjellin bandat e këtij zotërisë që banon partime në banesën ngjitur. Ka shumë të pastrehë. Jetojmë në një Shqipërisë ku dhunohen të drejtat themelore të njeriut, e jetës e pronës, në një Shqipëri ku normalja është kthyer në normalitet. Sot jemi me mijëra në këmbë të palodhur pa frikë përballë këtij regjimi. Shqipëria nuk shitet, nuk blihet dhe as nuk merret peng”, tha ndër të tjera Jola Hysaj.