Gazetari Aulon Kalaja bëri thirrje në protestën e opozitës që qytetaret të marrin vetë në dorë fatet e tyre, teksa u shpreh se cdo pushtet që shkel ligjin është mafie.
“Cdo pushtet që shkel ligjin nuk është qeveria por mafia, te jesh patriot për një gjerman do të thotë të mos e vjedhësh Gjermaninë, prandaj qytetarët janë këtu sot dhe duan tju pyesin a jeni hajdut ju zoti kryeminstër, sipas ti demokracia është dy ujqër dhe një qingj që votojnë se cfarë do të hajnë për darkë. Demokracia është diçka qe ne e kemi nderuar dhe nuk do ta lëmë pas dore, këta mendojnë se ne nuk kemi ideale për të sakrifikuar ne jemi këtu në këmbë gati për të luftuar sepse sovraniteti i takon qytetarëve, mjerimi nuk është mungesa e ushqimit por demokracisë të mos bëhemi një poupll i mirë por të marrim në dorën fatet tona, kryeministër ju nuk mund të qeverisni me parimin bukë dhe cirk na kemi harroni që luani nuk bëhet kurban na keni mbyllur në kurban, por harroni që ujku nuk futet kurrë në cirk, po largoni të rinjtë dh epo na vrisni shpresën së shpejti do të kthehemi në folenë tonë, historia do të tregojë për një piktor që u bë kryeministër e u shndërruar në përbindësh por ju kurrë nuk e mundi popullin e tij” – tha Kalaja.