Një minutë heshtje për viktimat tërmetit në Turqi dhe Siri është mbajtur sot në protestën e opozitës.
Ka qenë Aldo Bumçi ai që ka kërkuar nga protestuesit që kanë mbushur Bulevardin të nderojnë dhe kujtojnë viktimat e tërmetit apokaliptik në Turqi dhe Siri duke mbajtur një minutë heshtje.
Për 60 sekonda mijëra protestues kanë heshtur për të nderuar kujtimin e viktimave.