Ditën e sotme në orën 18:00 do të mbahet protesta e opozitës. Policia ka vënë në gatishmëri mbi 1500 forca, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat, RENEA të cilat do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës.
Gjithashtu edhe Garda e Republikës e cila do të ruaje institucionet. Ndërsa efektivët do të jenë të pajisur me maska kundragaz, si dhe do të ketë 5 autobotë me ujë.
Dyert e kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike dhe policia ka nxjerr planin e masave si dhe rrugët e bllokuara. Gjithashtu policia ka instaluar kamera me revolucion të lartë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Mbrëmjen e djeshme kryepolici Ilir Proda ka thirrur në takim policët e Tiranës ku ka dhënë porositë lidhur me detyrat për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në protestë.