Pasditen e sotme në orën 17:00 opozita ka paralajmëruar një protestë para Parlamentit, ndërkohë që do të zhvillohet edhe seanca plenare.
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka sfiduar kreun e PD, Sali Berisha pasi në të njëjtën orë, ai nuk do të jetë i pranishëm në parlament. Mësohet se Rama nuk ka zgjedhur të marrë pjesë në Kuvend por ka vendosur të mbajë një konferencë për shtyp me kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder.
Mbetet për tu parë nëse do të zhvillohet senaca plenare, pa prezencën e Ramës apo do të mbyllet si herën e fundit.
Kujtojmë se opozita zhvilloi një tjetër protestë ditën e shtunë para kryeministrisë, e cila zgjati për rreth 2 orë. Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se kjo protestë ishte nisja e revolucionit që nuk do të ndalet deri në largimin e Ramës. Berisha siguroi shqiptarët se opozita nuk kërkon pushtet me dhunë, por përmes votës së lirë. Ndaj sipas tij, përballja me regjimin e Ramës do të vijojë sot më protestën para Parlamentit.