Protesta e opozitës/ Qytetari: Kam ardhur enkas nga Italia për të marrë pjesë në miting

Teksa na ndajnë vetëm pak çaste nga fillimi i protestës së opozitës, më shumë se 2500 qytetarë sipas raportimeve janë nisur nga qyteti i Elbasanit.

Nisja ka filluar në orën 14:30 pranë selisë blu me autobusë, por sipas burimeve zyrtare do të ketë dhe organizime në grupe të vogla edhe nga njësitë administrative me automjete private.

Ndërsa një qytetar u shpreh për mediat se kishte ardhur enkas nga Italia për të protestuar.

“Popullin sot e ka çuar në pikën më të fundit. Populli shqiptar po vuan nga një kriminel. Unë vij nga Italia enkas për të protestuar”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *