Opozita me në krye tashmë Sali Berishën, mban protestën pasditen e sotme.
Opozita ka deklaruar se do të dalë në në orën 7 përballë Kryeministrisë, ndërkohë që lideri i opozitës i bëri thirrje një ditë më parë policisë të mos provokonte turmën.
Ndërkohë që opozita do të protestojë në Bulevard, Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë për në Vlorë, ku do të marrë pjesë në inaugurimin e hapjes së bypass të qytetit bregdetar.
Pavarësisht mungesës së tij, brenda godinës së kryeministrisë sot pritet të ketë anëtarë të kabinetit qeveritar.