Policia ka shoqëruar dy protestues pas mbylljes së protestës, në mënyrë që të mos krijoheshin tensione.
I gjithë tubimi zgjati për të paktën 2 orë dhe u shoqërua me episode të shumta tensioni.
Protestuesit janë përplasur me policinë, teksa tentuan të thyejnë kordonin e efektivëve. Disa prej tyre hodhën fishekzjarre dhe tymuese drejt Parlamentit.