Protesta e opozitës sot në Tiranë, ja rrugët që do bllokohen dhe deputetët që do udhëheqin

Sot, më 26 nëntor, opozita do të zhvillojë një protestë kombëtare në Tiranë, me paralajmërimin se pesë rrugë kryesore dhe rrethrrotullime të qytetit do të bllokohen. Protesta do të zhvillohet në disa zona të ndryshme të kryeqytetit, duke përfshirë Bashkinë, Rrethrrotullimin Zogu i Zi, Rrugën e Elbasanit, Sheshin Willson dhe Pallatin me Shigjeta. Çdo zonë do të udhëhiqet nga deputetë dhe drejtues të Partisë Demokratike.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka theksuar se protesta do të jetë pa dhunë dhe do të zhvillohet përmes mosbindjes civile, duke u shprehur se kjo është mënyra e vetme për të kundërshtuar “narko-regjimin dhe diktaturën”. Deputetë të PD-së dhe të Partisë së Lirisë, si Flamur Noka dhe Tedi Blushi, kanë ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestë dhe të shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë.

Agjenda e protestës dhe deputetët përgjegjës për zonat:

Bashkia: Deputetët Edi Paloka, Dhurata Cupi, Tritan Shehu dhe Ina Zhupa.

Rrethrrotullimi Zogu i Zi: Deputetët Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Petrit Doda, dhe Flamur Hoxha.

Rruga e Elbasanit, Ura te Xhamia: Deputetët Flamur Noka, Tomorr Alizoti, Xhelal Mziu dhe Jorida Tabaku.

Sheshi Willson: Deputetët Gazmend Bardhi, Bujar Leskaj, Luan Baci dhe Lefter Geshtenja.

Pallati me Shigjeta: Deputetët Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli dhe Lindita Metaliaj.

Protesta pritet të fillojë në orën 17:00 dhe do të shoqërohet me bllokime të disa akseve kryesore të kryeqytetit, duke përfshirë rrugët që lidhin Tiranën me qytetet e tjera dhe rrugët që çojnë drejt perëndimit dhe verilindjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *