Kreu i parisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në protestën e sotme tha se sot si 32 vite më parë shqiptarët po njihen si populli i gomoneve dhe për këtë bën fajtor Edi Ramën.
“Bota na shef si njerëzit e gomoneve, pas sa viteve liri përsëri u bëmë njerëzit e gomoneve mos vallë e ka fajin Shqipëria? Jo kurrë! Faji është vetëm i dikuj i qeverisë.
Ky është armiku më i egër i lirive tona ai ka marrë shpresën dhe dritën drejt lirisë .
Do të brohorasim sot si 32 vite më parë kur bërtisnim të gjithë së bashku.
Edi Rama që iu ka grabitur votën, ju ka plaçkitur votën, ka shndërruar lirinë e tyre në iluzion, ka shndërruar votën e tyre në votë fiktive vetëm e vetëm që të qëndrojë në pushtet, ky armik i lirisë sonë, nuk njeh ligj e as kushtetutë, as moral, nuk njeh asgjë”, tha Berisha.