Protesta e PD/ Qeveria merr masa, ‘paralizon’ disa rrugë në Tiranë

Vetëm disa orë na ndajnë nga protesta e sotme, kjo e thirrur nga kreu i PD Sali Berisha.

Burime për median bëjnë me dije se kryeministri Rama ka marrë masat në rast se do tentohet të hyjnë në kryeministri, duke blinduar dyert e godinës.

Ndërkohë selia e PD-së, ka kërkuar leje në polici për protestën nga ora 19:00 deri në 21:00, ndërsa është mësuar se në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” do të kufizohet qarkullimi rrugor për automjetet prej orës 16:00. Pritet që në këtë protestë të 7 korrikut të bashkon të gjithë demokratët edhe qytetarët nga qarqet e tjera të Shqipërisë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *