Kryetari i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar policinë dhe SHIK-un që të kenë kujdes në protestën e thirrur më 11 shkurt dhe se nëse do të ketë incidente.
Gjatë fjalës së tij në koferencën me gazetarët, Berisha tha se çdo protestues i lënduar do të konsiderohet i persekutuar politik dhe persekutori i tij do përgjigjet dhe pas 30 vitesh.
Pyetje: Nëse në protestën e datrës 11 shkurt do ketë incidente nga qytetarët a do ndihet përgjegjëse PD?
Sali Berisha: Parlajmëroj policinë të mbajë qendrimin më korrekt, çdo protestues i lënduar do të konsiderohet i persekutuar politik dhe persekutori i tij do përgjigjet dhe pas 30 vitesh. Ndaj paralajmëroi policinë, punonjësit e SHIK-ut të kenë shumë kujdes. Madje mos futen fare në turmë. Sepse në SHIK po ndodh dhe ai do të jetë në atë.. ai po shkatërron institucionin. Ky këshilltari i Edi Ramës që shkon aty po shpërbën institucionin.