Protesta e PD/ Studenti nga Lazarati: Shokët m’i mori gomonia dhe kamioni për në Angli

Olsi Kasemi, student i inxhinierisë së Ndërtimit mori sot fjalën në protestën e opozitës ku u shpreh se sot në protestë është vetëm pasi shokët e tij janë larguar tashmë nga vendi me gomone apo kamionë.

Ai gjithashtu gjatë fjalës së ti tha se mendon largimin edhe vetë, por se shtoi se ai që duhet të largohet është kryeministri Edi Rama dhe klika e tij.

“Jam nga Lazarati. Student dhe i punësuar. Jam këtu për të mëbshtetur protestën që po rikthem shpresën tek qytetarët.

Bashkë me katër shokë erdha në Tiranë, por një nga një mi mori gomonia apo kamioni.

Jam vetëm në këtë protest ta, ndaj shpesh mendoj edhe vetë largimin tim nga Shqipëria por kuptoj që ai që duhet të largohet është rama dhe klika e tij e qelbur e jo rinia.

Urrejtja e një populli që lëngon ka nisur të ngjisë uraganin e Lirisë.”, tha studenti

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *