Kreu i PD, Sali Berisha është duke mbajtur një takim me gazetarët ku i është përgjigjur pyetjeve këtyre të fundit.
Berisha ka folur dhe për protestën e pedagogëve ku theksoi se gjatë periudhës që ka qenë PD në pushtet situata në universitet ka qenë ndryshe.
Berisha tha se PD mbështet kauzën e tyre deri në triumf.
Si ka mbështetur PD pedagogët kur ka qenë në pushtet?
Berisha: Qeveria Berisha ka mbi dyfishuar pagat e mësuesve, ka rritur buxhetin për arsimin dhe shkencën. Ka dyfishuar numrin e stafit akademik dhe investuar me dhjetëra mijëra euro në kampuse të universitetit. Mbështesnim absolutisht, garantonim liri akademike. Nuk pushtoi bordet, PD mbështet fuqishëm deri në triumfin e tyre. Jemi rrjeshtuar me kauza të drejta.