Protesta e pedagogëve për pagat/ Duma: Po kërkojnë që të mos emigrojnë

Deputetja e PD-së Grida Duma foli në Parlament për protestën e pedagogëve, të cilët kanë kërkuar rritje rroge dhe përmirësim të kushteve të punës.

Duma deklaroi se pedagogët po kërkojnë pagën që të mos emigrojnë dhe mbijetojnë, pasi as me 2 mijë euro nuk mund të bëjnë dot pedagogun me nivelin që kërkon universiteti për të qenë konkurrues.

“Po pse mendoni ju që luten pedagogët shqiptarë që të marrin doktoratura, iu kërkohet me ligj. Po diskutonin sot për pagat e pedagogëve, e fundi është Shqipëria. Diskutohet që të shkojë te niveli i Kosovës, po kërkojnë pedagogët dhe unë po ju them që dhe po të shkojë te niveli i Kosovës përsëri nuk është pedagog sepse është ende një nëpunës mesatar që do të mbijetojë me atë pagë. Se pedagog atë individ e bën nëse ka fond për kërkimin shkencor, nëse ka mundësi që kur i kërkohet të marrë doktoraturën, gradën tjetër akademike që të rrijë në sistem dhe të marrë atë rrogën copë-copë ai duhet të botojë në revista me faktor impaktin. Të botosh në revista me faktor impaktin në çdo vend të botës po të jesh pedagog ta paguan universiteti 400 euro. Shkoni botoni sot revista faktor impakti që Shqipëria ka zero marrëveshje për të botuar klasa akademike. E paguajnë nga xhepi. Ai që merr 600 mijë lekë duhet të paguajë vetëm për t’u abonuar te faktori i impaktit 400 euro. Duhet të marrë pjesë dhe në 5 konferenca ndërkombëtare, i cili që të shkojë te një konferencë duhet që të regjistrohet 300 e ca euro, duhet të bëjë pagesën e udhëtimit, akomodimit dhe e gjitha kjo t’i shkojë më shumë se sa dy muaj pagë. E vijojmë më tej realizimin hipokrit, specialistëve jo socialistëve”, tha Duma.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *