Protesta e pedagogëve/ Zhupa: Pedagogët po ngrihen për të drejtat e tyre

Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me protestën e pedagogëve. Përmes një postimi në Facebook, ligjvënësia demokrate shprehet se protesta e pedagogëve është për të drejtat e tyre.

Gjithashtu Zhupa thekson se pedagogët janë lënë në harresë nga qeveri.

Postimi i plotë:

Nisja e vitit të ri akademik duhet të ishte një moment gëzimi për koleget e mi pedagog dhe për studentet tanë. Fatkeqësisht nuk është kështu!

?PEDAGOGET

Janë në protestë me kërkesat e tyre të drejta dhe realisht të arsyeshme dhe minimaliste. Sot në orën 10:00 protestojnë sërisht dhe bojkojnë mësimin.

Ata kërkojnë:

-Rritjen e pagës 30 % këtë vit dhe 20 % vitin e ardhshëm si parakusht për të venë sado pak në rrugën e zgjidhjes çështjen e trajtimit dinjitoz të punonjësve të universiteteve, përfshi stafin akademik dhe atë ndihmës.

-Rritjen e financimit për kerkimin shkencor

-Rivendosjen e shtesave mbi rrisqet për dëmtimin e shëndetit në punë.

-Rritjen e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë.

-Rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

-Rivlerësimin e orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosdiferencimit të orës mësimore të leksionit me seminarin.

-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare.

-Pezullimin deri me 2026 i zbatimit të doktoraturave të udhëhequra për kriteret e marrjes se titullit “Profesor’

-Bërja transparente e buxhetit dhe te ardhurave të universiteteve publike

?STUDENTËT

Të harruarit e qeverisjes. Që nga 2019 e sot çdo ditë e tyre edhe familjeve të tyre ka qënë më e vështirë ekonomikisht por askujt nuk pyet.

Atyre dhe familjeve të tyre u është rritur kosto e qerave të shtëpisë në Tiranë;

është rritur kostoja e transportit;

është rritur kostoja për tu ushqyer;

është rritur kostoja për tu veshur;

është rritur pagesa e librave,

është rritur pagesa e orës internetit.

Çdo faturë ka shkuar dyfish dhe qeveria nuk jep asgjë si paketë ndihmë financiare.

Megjithatë sot është dita e tyre, e pedagogëve dhe studentëve, e le të nis nga sot një rrugë pakthim për të drejtat dhe dinjitetin e tyre. Suksese!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *