‘Protesta e studentëve në 2018-n, e vetmja pa politikanë në krye’/ Fjalimi ndryshe i Ramës në 30-vjetorin e FRESSH: Nuk doja të merresha me…  

Me një fjalim ndryshe i është drejtuar kryeministri Rama, të rinjve të FRESSH në 30-vjetorin e tij, ndërsa ka marrë në analizë, fjalën ‘politikë’, për të cilën u shpreh se ka hyrë në histori si një fjalë e pistë,

“Duke menduar se për ju është një sforco e veçantë që ditën e shtunë me këtë diell me ata që keni në krah, me të tjerë që mund ti shihni e thoni kur mund ta bëjmë një takim, të dëgjoni fjalime është mbase e tepërt.

Mua mu duk e udhëz të bëj sot një fjalë ndryshe nga ato që keni dëgjuar dhe të merrem me politikën si fjalë e urryer për shumë kënd në kohët që jetojnë, e shkarravitur, sa në asnjë kohë tjetër, si asnjë fjalë tjetër, mes fjalëve më të këqija.

Falë edhe një mundësie krejt të panjohur deri sa kohë më parë, që kjo kohë ua dha njerëzve për të hyrë në rrjete sociale si në korridore metroje ku lënë shkarravina. Fjala politike ka hyrë në grupin e fjalëve të pista, dhe edhe politikanët janë kthyer në një kategori e mallkuar gjerësisht në biseda apo shkarravitjet spontane në muret e rrjetit të metrosë sociale, aty ku friendsat hynë e dalin pa ndërprerje.

Politika është ajo që shkelet me këmbë pa pushim, por është mundësia e vetme, për orientim kolektiv që ne njerëzit trashëgojmë nga historia e njerëzimit. Në një nga analizat më të hershme politika lidhet me kërkimin e të mirës.

Për artin e politikës Platoni shpjegon edhe mitin e Prometeut. Zeusi ngarkoi dy vëllezër të përhapnin fuqitë e mbijetesës. Për këtë Epimeteu iu shpërndau krijesave thonjtë, dhëmbët, por la pas dore njerëzit që mbetën në mëshirën e kafshëve dhe aty hyri në lojë Prometeu, i vodhi zjarrin e dijen e ua dha njerëzve që mund tu rezistonin sulmeve të krijesave të tjera. Por prapë se prapë njerëzit mbetën të hapërdarë”,- u shpreh Rama.

Ai tha mw tej se: “E vetmja protestë politikë pa politikanë në krye, që prej asaj të vitit 1990. Studentët në fund të vitit 2018 u derdhën lumenj në rrugët e Tiranës, me kërkesa jo vetëm legjitime, por edhe të njohura prej nesh dhe të gjitha binin dakord që duheshin zgjidhur.

Problemet ishin të njohura, edhe qeveria jonë I dinte, por mrekullia e demokracisë dhe e politikës, e të marrurit me politikë, jo si politikanë, por si dikush për të zgjidhur hallin tënd, është se ndërkohë që qeveria e konsideron që është një kërkesë e duhur dhe që duhet zgjidhur, ti thua s’ka gjë më të rëndësishme dhe thua: Stop, dua të zgjidhet kjo.

Por për t’ju kërkuar llogari politikanëve, për ti nxitur ata, për ti mbështetur pse jo, përkundër zgjidhjeve që ata duhet të japin duke u bërë bashkë me të tjerë që mendojnë si ty, në kërkim të një të mire të përbashkët, nga e cila përfiton edhe ti. Politika demokratike është aty në hapësirën e bashkëjetesës, nuk është e politikanëve”.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *