Drejtuesi politik për Qarkun e Tiranës në PD, Belind Këlliçi deklaroi në protestën e 39-të përpara Bashkisë së Tiranës ka kërkuar veprim të menjëhershëm nga SPAK dhe ka denoncuar lidhjet e dyshimta të politikanëve të lartë me shkelje ligjore.
“Olsi Dado, thirrje publike për ty, Altin Dumani, thirrje publike për ty. Mjafton të hyni në QKB, të kërkoni dokumentat online, nëse keni vullnetin i keni dokumentat aty.
Nuk kishte pse të zhvillohej kjo protestë e 39-të, nëse SPAK dhe kolegu i Erjon Veliajt, Altin Dumani, do të vendoste të zbatonte ligjin, sepse kreu i bashkisë nuk do të ishte në zyrë.
Nuk ka se bën si i habitur kreu i Policisë këtu, “Oo, paska protestë sot!” Se do të shihni, Bashkia i ka dyert me zinxhir. E kanë ditur mjaft mirë, por skenar për të pasur gjakderdhje dhe për të pasur përplasje, ju sheshtori dhe do t’ju dështojë.
Paralajmërim për ditën e sotme, për protestën e të hënës, datë 23, ora 17:00. Mos guxoni të tentoni të njëjtin skenar. Në orën 17:00, ne do të jemi këtu në protestë dhe nuk do të bëjmë asnjë milimetër pas” tha ai.