Protesta kombëtare, reagon ambasada amerikane në vend

Ambasada amerikane ka shpërndarë një mesazh për qytetarët e saj që jetojnë në Shqipëri. Ata paralajmërohen të kenë kujdes pasi ditën e sotme është thirrur protesta kombëtare e opozitës që do të zhvillohet përpara Kryeministrisë.

“Është planifikuar të zhvillohet një protestë para godinës së Kryeministrisë. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve. Protestat mund të përshkallëzohet në veprime të dhunshme të mundshme.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *