Grupi iniciator i protestave kundër rritjes të çmimit të energjisë, ushqimeve dhe karburanteve, kanë dorëzuar në Këshillin e Ministrave propozimin për dhënien e statusit të Klientit në Nevojë.
Bashkangjitur propozimit, ky grup ka dorëzuar edhe relacionin me dokumnetacionin të përgatitur që nga nisja e protestës.
“Ka raste pafund të fëmijëve që s’mësojnë dot se s’kanë energji të njerëzve të sëmurë dhe u shkëputet energjia elektrike. Për të gjitha kategoritë kemi kërkuar që të përcaktohet një minimun prej 50 kilovatësh në muaj”, tha Adriatik Lapaj.
/Priza.al/