Banorët e fshatit Prozhem të Kurbinit janë ngritur në protestë duke kundërshtuar projektin e financuar nga ARRSH-ja për ndërtimin e rrugëve dytësire pranë mbikalimit të rrugës së kombit në Fushë-Milot. Banorët që në fillim kanë ngritur shqetësimin se ky projekt nuk është konsultuar me ata, siç dhe e parashikon ligji, pasi investimi kalon mes përmes tokave bujqësore duke mos marrë parasysh rrugët ekzistuese dhe me kosto më të ulët, por edhe me akses më të shkurtër për banorët. Ata kundërshtojnë diçka të tillë, pasi sipas tyre e kane të lidhur jetesën me bujqësinë.
“Jemi sot për të protestuar kundër zbatimit të një projektii ciliështë jovetë shëprdorues por edhe korruptiv. Ua shpjegova edhe nëpërmjet hartës, ne kemi projektin që kalon në rrugët dytësore të cuilat janë në zbatim të mbylljes së autostradës së rugës së konbit. Pra do mbyllet rruga e kombit dhe do të zbatohet një prjekt për të hapur për rrugë dytësore. Këto rrugë dytësore, në vend që t’i përdorin mbi toka shtetërore, ARRSH nuk zbaton këtë formë metodologjie, ka ardhur për të dëmtuar tokat tona bujqësore. Ne jemi sot me banorët e fshatit për të parandaluar këtë rrugë që s’është konsultuar me banorët.” – tha njëri prej banorëve.