Protesta e Bërxullës ku banorët e zonës kërkojnë prej muajsh shpronësimin e drejtë sipas tyre të pronave që preken nga projekti i aksit Thumanë-Kashar ka vijuar ditën e sotme më shumë se 1 orë.
Banorët kanë vijuar me thirrjet e tyre për uljen në negociata për shpronësimin e tokave, ndërsa thanë se do kalojnë në masa më ekstreme deri në bllokimin e aeroportit të Rinasit.
Nga ana tjetër disa banorë që kanë qenë duke protestuar janë proceduar penalisht nga forcat e policisë që kanë qenë prezente që në nisje të protestës.