Protesta në Divjakë, Sharka: Qëllimi të heqim traun! Investimi shkon për rroga patronazhistësh

Kryetari i Partisë Demokratike për degën e Lushnjës, Eduart Sharka, shprehu se qëllimi kryesor i tyre është që të largojë traun në hyrje të Parkut të Divjakës.

Në një prononcim për mediat, Sharka tha lekët e traut shkojnë për patronazhistët duke shtuar se kjo qeveri ka ndërmend të bëjë kontrabandë dhe asgjë tjetër.

“Ne jemi në një marshim protestë. Qëllimi është të largojmë atë tra, pasi është i paligjshëm. Policia ka ardhur dhe mbron një objekt të rëndësisë së veçantë, pasi duhet të vijë që të mbrojë qytetarët. E kanë ruajtur qytetarët. Kanë shuar zjarrin më fshesa. Ne do jemi të parët për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve.

Unë them që shkon përr roga patronazhistësh, por edhe po të shkonte për Parkun, dëmi është shumë më i madh nga nga përfitimi që do të ketë Parku. Do mungojnë turistët do të jetë një zonë, ju kujtoj që këtyre djemve të rinj këtu ka pas një tra në Divjakë, ku bëhej kontrabandë cigaresh. Ndoshta kjo qeveri ka ndërmend të bëjë kontrabandë dhe jo gjë tjetër”, u shpreh Sharka.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *