Protesta në Durrës! Shoqata e të verbërve kërkon të drejtat: Nuk kemi një zyrë për të diskutuar problemet tona

Anëtarët e Shoqatës të Verbërve në Durrës janë ngritur në protestë ditën e sotme ku kanë protestuar para Bashkisë së qytetit.

Presidenti i shoqatës, Saimir Farrici, është shprehur për gazetarët se Bashkia i ka përjashtuar të verbrit nga kompensimi i energjisë elektrike.

Të verbërit kërkojnë vëmendje nga institucionet e pushtetit vendor, pasi statusi i tyre u garanton integrimin në shoqëri, integrim që duhet të lehtësohet pikë së pari nga përfshirja e tyre në jetën normale të komunitetit e qytetit. Me pankarta në duar ata përshkuan sheshin “Liria” për t’u ndalur para godinës së pushtetit vendor.

“Që nga viti 2015 shteti shqiptar ka hequr fashën e kompensimit të energjisë elektrike; të verbrit nuk e marrin kompensimin prej 648 lekë të reja. Të verbërit bashkia e Durrësit i ka përjashtuar. Është e vetmja bashki në Republikën e Shqipërisë që i ka përjashtuar. Një ndër problemet më të rëndësishme dhe më shqetësuese është pajisja me një zyrë dhe ne si shoqatë nuk kemi një zyrë për t’u mbledhur, për të diskutuar për problemet tona … Të verbërit nuk punësohen, megjithëse ligji e ka të përcaktuar qartë”. u shpreh Saimir Farrici.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *