Protesta në Maqedoninë e Veriut, tubuesit nxjerrin armët

Prej disa ditësh “propozimi francez”, një nismë e Presidentit Emanuel Macron për të zhbllokuar rrugën europiane të Maqedonisë së Veriut nga vetoja bullgare, ka ndezur në “flakë” rrugët dhe sheshet kryesore në Shkup.

Edhe mbrëmjen e sotme u regjistruan përplasje midis protestuesve dhe policisë, por sipas medias maqedonase Zhurnal.mk, një incident i madh ndëretnik është shmangur nga policia para qendrës tregtare “Mavrovasja” në lagjet shqiptare të Shkupit.

Incidenti nisi kur protestuesit pasi kaluan nënkalimin tek sheshi “Skënderbej”, janë goditur me shishe dhe drunj nga një grup shqiptarësh.

Gjithashtu janë regjistruar përleshje e konfrontime fizike, ndërsa dyshohet se përplasja ka nisur pas thirrjeve raciste nga protestuesit maqedonas, nga grupi i të cilëve dëgjoheshin thirrjet e famshme diskriminuese ‘Shiptari’.

Pas shumë minutash luftë verbale, grupi i protestuesve maqedonas vazhdoi më tej tubimin drejt Ministrisë së Jashtme dhe Kuvendit në Shkup, por ka qenë kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski që i ka hedhur benzinë zjarrit.

Ai ka publikuar në Facebook një fotografi ku shihet një person me pistoletë në dorë, që sipas tij ka tentuar ta vrasë gjatë incidentit në Çarshinë e vjetër të Shkupit.

foto galeri

foto galeri

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *