Protesta në një ditë me samitin BE-BP, Berisha: Qeveria le tu bjerë sa të dojë sirenave të frikës

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, përpara mbledhjes me krerët e degëve të Tiranës në selinë blu, ka komentuar sërish protestën e 6 dhjetorit, e cila do të mbahet në të njejtën ditë kur pritet të mbahet në Tiranë, Samiti Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh i bindur se duke qenë liderë që vijnë nga vende demokratike dhe janë zgjedhur në mënyrë të tillë, ata do ta mirëpresin protestën e shqiptarëve.

“Përpjekja jonë nuk ka të sosur. Është një përpjekje, një betejë e cila ndalet vetëm në fitoren e PD-së. Rrugë kjo që kërkon përkushtim, guxim, atdhetari, tipare këto që ju mbështetësit tuaj dhe qytetarëve nuk u mungojnë. Në Tiranë më datën 6 mblidhen udhëheqësit politik të të gjitha vendeve të BE-së, u them të gjithë këtyre papagajve të qeverisë, u them se në Tiranë më datën 6 nuk mblidhen 30 diktatorë, por lider të zgjedhur me votë të lirë, pa patronazhistë dhe narko-euro si Edi Rama, ndaj se kam besim se ata kanë mirëkuptim për një popull që proteston për të njëjtat vlera që i kanë bërë popujt e tyre të lirë dhe demokratik.

Në këtë kontekst le tu bien sa të duan sirenave të tmerrit dhe të frikës por, ajo protestë do të rezonojë fuqishëm si zëri i qytetarëve që kërkojnë që vlerat demokratike duhet të jenë ato që duhet të sundojnë në Shqipëri”, deklaroi Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *