Protesta në një ditë me samitin e BE, Berisha: Kundërsulm mbi dëmin që Edi Rama i ka bërë Shqipërisë

Kreu i PD, Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët tha se protesta e 6 dhjetorit është presion ndaj Edi Ramës.

Berisha iu është përgjigjur kritikave dhe akuzave për organizimin e kësaj proteste në të njëjtën ditë me Samitin e BE-Ballkani Perëndimor.

“Protesta në Samite dhe takime ndërkombëtare përveçse në vende diktatoriale janë gjëja më normale dhe pothuajse ligj në të gjitha vendet e lira. Kudo ku ka takime liderësh në Perëndim ka protesta për kauza të qytetarëve që t’u dëgjohet zëri i tyre. Kjo ka ndodhur në Athinë, Dublin, Bruksel, Uashington e shumë vende të tjera. Në Bruksel u zhvilluan protesta të mëdha gjatë takimit me Samitin, askush nuk i akuzoi protestuesit si armiq siç bën Edi Rama, Belinda Balluku, Taulant Balla.

Amerikanët, francezët, gjermanët, europian-perëndimorët i qëllojnë politikanët me vezë miell e bojë ku janë në Samite. kjo nuk ndodh kurrë në Korenë e Veriut, atje protestat janë të paligjshme.

Përse ne protestojmë më 6 dhjetor? T’u bëjmë me dije liderëve të Samitit se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë por, shqiptarët janë kundër krimit dhe korrupsionit të qeverisë së tyre. Të gjitha raportet janë negative për Shqipërinë. Ata nga protesta jonë duhet të mësojnë se populli shqiptar është kundër korrupsionit se shqiptarët nuk janë të korruptuar, por Edi Rama dhe qeveria e tij. Le të dëgjojnë shtetarët pjesëmarrës në Samit se shqiptarët janë kundër trafikut të drogës por drogën e bëjnë klanet e kryeministrit,. Liderët do të mësojnë se ne nuk dorëzohemi dhe se do të luftojmë për vlerat Europiane dhe kundër kësaj qeverie që të zezat i ka të panumërta. Zëri ynë në protestë është një mesazh për Europën se ne nuk pajtojmë me regjimin e Ramës. Protesta e 6 dhjetorit, kundërsulm mbi dëmin e Edi Ramës që i ka bërë imazhit të Shqipërisë”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *