Ministria e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar në lidhje me mos paraqitjen e fëmijëve në shkollë, pasi ju bashkuan protestës në Rinas.
Kushi nëpërmjet një statusi në rrjete sociale bën u bën thirrje prindërve që të mos i privojnë fëmijët e tyre nga e drejta themelore për arsimim.
Reagimi i Plotë:
Jam njoftuar sot nga strukturat tona arsimore në shkollën 9-vjeçare “Rexhë Deliu” në Rinas që pjesa më e madhe e prindërve nuk i kanë sjellë sot fëmijët e tyre në mësim.
Të dashur prindër, duke vlerësuar të drejtën për të protestuar të çdo qytetari në një shoqëri demokratike, ju lutem që të mos i privoni fëmijët nga e drejta e tyre themelore për arsimim. Çdo orë mësimi ka vlerë për fëmijët tanë, prandaj duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj kam besim që nesër mësimi do të vijojë normalisht edhe në këtë shkollë.