Protesta në selinë e PD/ Reagon policia: Qëndroni larg dhunës, nuk jemi të përfshirë

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me zhvillimet në selinë e Partisë Demokratike duke mohuar përfshirjen përplasjen me mbështetësit e Berishës.

“Sqarojmë opinionin publik se asnjë nga strukturat e Policisë së Shtetit të angazhuara për garantimin e rendit dhe sigurisë nuk është përfshirë në asnjë veprim dhe nuk ka hedhur asnjë send të kundërligjshëm në selinë e Partisë Demokratike, gjatë protestës që është duke u zhvilluar.

Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin e sigurinë dhe u bën thirrje qytetarëve që të distancohen nga çdo akt dhune apo prishje e rendit dhe sigurisë, pasi do të përballen me forcën e ligjit”, konfirmon policia.

Gjatë minutave të fundit ka patur hedhje gazi lotsjellës brenda selisë së PD-së, ndërkohë që brenda saj janë futur mbështetës të Berishës, të cilët po thyejnë xhamat e selisë dhe të makinave që ndodhen të parkuara aty. 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *